Po qaj

Qaj per ty dite e nate
po prap afer nuk te kam
dua te qetesohem po
nuk mundem dot
puthjet e tua deshiroj.

Qaj me vaj te madh
po kot se nuk vlejne
keta lot aspak…
Dua afer me te pas
po zemra don me plas
se ky kurbet po na ndan..

Shpresa e thyer

Dashuria lindi në perëndim të diellit
Atëherë kur ti ia mirrje shkëlqimin,
Të përqafoja, të ledhatoja, të doja
Kurse ti m’a provoje durimin!

Bëheshe i pjekur, i matur tej mase
Nuk më lejoje të të them se çfarë ndjen zemra,
E dashuria ime po më kallte shpirtin
Sikur një vullkan më vlonte përmbrenda!..

Plage dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s’mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria….